Shumë shtete kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të shmangin udhëtimet drejt Iranit, Libanit, Izraelit dhe territoreve të pushtuara palestineze mes kërcënimeve të mundshme të tensioneve rajonale të rritura të nxitura nga lufta e Izraelit në Gaza.
Franca i bëri thirrje qytetarëve të saj që të mos udhëtojnë drejt vendeve të sipërpërmendura.
India, Gjermania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të ngjashme.
Kompania holandeze KLM njoftoi këtë të shtunë se se do të ndalonte fluturimet mbi Iran dhe Izrael si një masë paraprake.
Po ashtu Austrian Airlines dhe Lufthansa njoftuan një pezullim të fluturimeve për dhe nga kryeqyteti iranian i Teheranit deri më 18 prill.



