Pala greke ndërpret punën në Kakavijë/ Radhë kilometrike në të dy anët e kufirit

Pala greke ndërpret punën në Kakavijë/ Radhë kilometrike në të dy anët e kufirit

Pala greke ka ndërprerë punën në Kakavijë duke sjellë fluks automjetesh në Kakavijë në të dyja anët e kufirit.

Pala shqiptare po punon aktualisht me tre sportele ndërsa pala greke me dy si në ikje dhe në ardhje.

MCN Tv mëson se në palën shqiptare radha është bërë për tresh ndërsa të shumtë janë personat që po kthehen në Shqipëri. 

Qytetarët ndodhen nën rrugë prej orësh të bllokuar, ndërsa po përballen edhe me temperaturat e larta.

 Të dhënat nga zyra e Kufirit dhe Emigracionit bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit është shënuar një numër  prej  6648 shtetas në hyrje dalje, nga të  cilët 4357 në hyrje, dhe 2291 në dalje.

Radha deri me tani nga pala greke ka shkuar në 10 kilometra duke kaluar edhe Neochorin.

Kjo periudhe sjell gjithmonë radhë të tilla kilometrike në këtë pikë kufitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy