SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, në gjyq 11 persona të akuzuar për trafik droge drejt Finlandës

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, në gjyq 11 persona të akuzuar për trafik droge drejt Finlandës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 11 persona, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike nga vende të ndryshme drejt Finlandës.

 

Sipas SPAK, në bankën e të akuzuarve do të ulen Besnik Spata, Ermelind Pupa (alias Ermelind Myzyri), Geraldo Seferaj, Dorjan Luzaj, Kevin Qevani (alias Bojken Qevani), Toni Kota (alias Elton Tavani, Thoma Tavani dhe Toni Tavani), Erind Agalliu (alias Erind Teneqexhiu), Eltion Myftari (alias Eltjon Miftari), Ledjon Hoxha dhe Altin Musta, të cilët akuzohen, sipas roleve përkatëse, për trafikim dhe shitje narkotikësh, pjesëmarrje, krijim apo drejtim të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kryerje të veprave penale në kuadër të organizatës kriminale.

 

Ndërkohë, Nikollaq Godo (alias Pavjol Gode) është marrë i pandehur për veprën penale të "moskallëzimit të krimit".

 

Sipas hetimeve, procedimi penal është zhvilluar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore të krijuar në nëntor 2023 mes SPAK-ut dhe autoriteteve ligjzbatuese finlandeze. Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale, përfshirë përgjime telefonike, regjistrime të fshehta audio-video dhe shkëmbim provash në kohë reale me autoritetet e Finlandës.

 

Nga provat e administruara rezulton se, duke nisur nga viti 2022, disa grupe të strukturuara kriminale me anëtarë shqiptarë dhe të huaj kanë organizuar trafikimin e sasive të konsiderueshme të marihuanës, amfetaminës, kokainës dhe tabletave ekstazi drejt Finlandës, ku më pas lëndët narkotike shpërndaheshin në qytete të ndryshme përmes një rrjeti shpërndarësish.

 

SPAK thotë se gjatë hetimeve janë dokumentuar episode të shumta të trafikimit dhe shitjes së narkotikëve në Helsinki, Espoo, Vantaa, Turku, Porvoo dhe qytete të tjera finlandeze. Sipas dosjes, janë sekuestruar ose dokumentuar qindra kilogramë amfetaminë, kokainë dhe kanabis, mijëra tableta ekstazi, si dhe medikamente narkotike të përdorura në mënyrë të paligjshme.

 

Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve, sipas SPAK, janë arrestuar dhe dënuar më herët nga gjykatat finlandeze për veprimtarinë kriminale.

 

Prokuroria e Posaçme bën me dije se hetimet për procedimin penal nr. 147 të vitit 2023 vijojnë, me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy