Dhjetra qytete në Rusi, përfshirë edhe Moskën e Shën Peterburgun, kanë përjetuar janarin më të nxehtë qëkur njihen matjet. Njoftimi është dhënë nga kreu i Qendrës Hidrometeorologjike të Rusisë, Roman Vilfand. Rekordi, i përcaktuar si "ekstrem" nga eksperti meteorolog, e tregon vitin 2019 si vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Rusi. Në janar, në fakt, temperatura mesatare e Rusisë Evropiane theu rekordin e mëparshëm prej 1.6 gradë celsius. Klima ishte veçanërisht anormale në të dyja qytetet kryesore të vendit, Moska dhe Shën Petersburg. Janari regjistroi temperature të cilat ishin 9.4 gradë mbi normalen, tha qendra e motit “Fobos”, duke theksuar se: "Për herë të parë, temperatura mesatare është mbi zero". /Ansa/



