Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët. Zjarri vijon që prej mbrëmjes së djeshme dhe as reshjet e shiut nuk arritën ta shuajnë.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit.
Për shuarjen e flakëve nevojiten mjete të rënda të bashkisë, të cilat bëjnë të mundur hapjen e rrugës për zjarrfikësit në terren.
Banorët e zonës ndodhen nën pushtetin e tymit, një problematikë me të cilën ata përballën herë pas here. Sipas të dhënave, zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.



