Aksidentet me vdekje, Shqipëria shifra rekord në krahasim me BE-në

Aksidentet me vdekje, Shqipëria shifra rekord në krahasim me BE-në

Shqipëria, nëse do të ishte pjesë e Bashkimit Europian, do të ishte një nga vendet në podium për shifrat më të larta për aksidentet rrugore.

SCAN ka krahasuar shifrat e publikuara nga INSTAT dhe Eurostat, dhe rezulton se Shqipëria është shumë poshtë standardit të BE-së për vdekshmëritë nga fatkeqësitë rrugore. Vendet e unionit kanë një mesatare prej 50 vdekjesh për 1 milion banorë, ndërkohë në Shqipëri kjo shifër është rreth 90 vdekje për 1 milion banorë.

Numër më të lartë paraqesin vetëm Bullgaria dhe Rumania me përkatësisht 99 dhe 97 të vdekur për 1 milion banorë.

Infrastruktura duket se është problemi kryesor që bëhet shkak për aksidentet, pasi shfaqet një raport i drejtë mes pasurisë së një vendi dhe numrit të fatkeqësive.

Janë vendet lindore të vetmet të cilat kapërcejnë shifrën e 60 të vdekurve: Bullgaria, Greqia, Kroacia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovenia. Edhe Shqipëria futet në trendin e vendeve të lindjes sa i takon këtij treguesi.

Vdekshmëria nga aksidentet për 1 milion banorë – 2016
Lituania
65
Belgjika
56
Luksemburg
52
Bullgaria
99
Hungari
62
Çekia
59
Malta
51
Danimarka
37
Holanda
33
Gjermania
39
Austria
49
Estonia
54
Polonia
79
Irlanda
40
Portugalia
54
Greqia
75
Rumania
97
Spanja
37
Sllovenia
63
Franca
54
Sllovakia
50
Kroacia
73
Finlanda
45
Italia
54
Suedia
27
Qipro
54
Mbretëria e Bashkuar
28
Letonia
80
BE
50

Ndërkohë, statistikat europiane faktojnë këtë hamendësim: vetëm 8% e vdekshmërisë nga aksidentet rrugore ndodh në autostrada. Shumica e tyre, 55% ndodhin në rrugë rurale dhe 37% në zona urbane (kryesisht këmbësorë).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy