
Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci dhe humbën jetën 10 shtetas të Kosovës është arrestuar pasi deklaroi para autoriteteve se e kishte zënë gjumi në një moment.
Zëvendës Prokurori, Slavko Pranjić i cili zhvilloi hetimin në vendin e ngjarjes tha para mediave se shoferi i autobusit kishte deklaruar se e kishte zënë gjumi.
“Sipas fakteve të deritanishme, bëhet fjalë për një autobus që ka dalë nga rruga në bar në anën jugore të rrugës. Autobusi po lëvizte në itinerarin Frankfurt-Prishtinë i linjës “Deva Tours” me seli në Prishtinë.
Drejtuesi i autobusit u gjet në vendin e ngjarjes dhe u arrestua. Ai tha se e kishte zënë gjumi për një moment”, tha zëvendës prokurori.



