
Më shumë se 120 miliardë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit nga shkeljet financiare dhe parregullsitë e tjera, thuhet në auditimin e kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Ndër to, dëmin më të madh e kanë shkaktuar koncesionet me rreth 16.8 milionë euro, doganat me 1.1 miliardë lekë dhe më pas prokurimet publike me rreth 8 milionë euro.



