Hasa: Rrezikohet pilotimi i votimit elektronik (VIDEO)

Hasa: Rrezikohet pilotimi i votimit elektronik (VIDEO)

Në një intervistë për MCN, Endri Hasa, hartuesi i draftit të demokratëve për teknologjinë, thotë se nëse nuk ka vullnet politik dhe vendim të KQZ brenda dy ditëve, rrezikohet pilotimi i votimit elektronik në 25 prill. 

Nëse nuk do të ketë vonesa të mëtejshme në fazat e tjera pas përzgjedhjes së kompanisë fituese, besoj se ky proces do të zhvillohet dhe projekti do të marrë jetë”, tha ai.

Vlera e projektit është 19 milionë dollar, por sipas Hasës, përfitimet nga ky sistem, justifikojne kostot dhe procedurat.

Implementimi i teknologjive të reja sjell dhe kosto. Kostot duhen krahasuar me benefitet. Do të kalohet nga një kopje në letër, në një pajisje në të cilën zgjedhësit do të identifikohen. Komisionerët në qendrën e votimit do të kenë foton e tyre të madhe në ekranin me ngjyra të pajisjes. Do të evidentohet pa ekuivok që zgjedhësi e ka emrin dhe voton aty. Zgjedhësi do të firmosë me gishtin e tij.  Këto pajisje nuk përdoren në vetëm një palë zgjedhje dhe kjo e ndryshon raportin me kostot”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy