Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha shprehet se Altin Dumani është delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri, pas kryeministrit Edi Rama.
“Unë lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi kryesore, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri’. Kjo u la në këtë prokurori”.



