Ja kush është arsyeja që Eduard Selami nuk shkon në çadrën e PD

Ja kush është arsyeja që Eduard Selami nuk shkon në çadrën e PD

Për shkak të bojkotit të Parlamentit demokratët të enjteve mblidhen në shesh. Prej ditesh ka rënë në sy mungesa e Eduard Salamit, jo pak herë kritik me lidershipin Basha.

Kryetari i grupit Edi Paloka zbulon arsyen e mungesës se deputetit demokrat.

“Eduard Selami me ka njoftuar prej kohësh se ka problem shëndetësor, jo një gjë të rëndë por diçka e pengon të lëvizë nga banesa e tij, nuk mendoj se është gjë kaq serioze”, sqaron Paloka për “BalkanWeb”.

Selami u pa në çadrën e protestës vetëm në ditën e dytë të saj. Ai u takua me simaptizantët demokratë, por shmangu gazetarët të cilët prisnin të merrnin një prononcim prej tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy