
Ish kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Kristaq Kume thotë se sistemi zgjedhor aktual nuk garanton votën e barabartë për qytetarët. Sipas tij dispozitat në kodin zgjedhor kanë deformuar funksionimin e sistemit proporcional. Por Kume ndryshe nga partitë e vogla që kërkojnë ndryshimin e sistemit, thotë se barazia e votës së qytetarëve mund të garantohet duke ndryshuar formulën në sistemin aktual.



