
Përfaqësuesi i shoqatës “proexsport albania”, Florjan Zekja në një liudhsje skype me MCN Live parashtroi si problem kryesor mungesën e fuqisë punëtore për të cilën u shpreh se në sektorin e tij duhen aktualisht rreth 20 mijë punëtorë të kualifikuar.
Ai tha se një zgjidhje për këtë është marrja e punëtorëve të huaj nga vendet aziatike, ku kanë rezultuar të suksesshëm punëtorët nga Filipinet. Sipas tij, bizneset janë të gatshme të investojnë në teknologji dhe se duhet të krijojnë kushtet që të mbajnë klientët.
Problematika kryesore është fuqia punëtore e cila e ka zanafillën që në 2019 dhe si pasojë e rritjes së kërkesës për më shumë prodhim kërkon shtesë të fuqisë punëtore. Sot që flasim duke pasur një kërkesë të lartë për prodhim nga klientët na mungojnë 15-20 mijë fuqi punëtore të kualifikuar ose jo. Një ndër alternativat për të menduar që të plotësohet ky boshllëk është sjellja e të huajve nga vendet aziatike e cila u ndërpre për shkak të pandemisë dhe ka rifilluar vitin e kaluar dhe do vazhdohet dhe këtë vit. Kërkesa për të marrë punëtorë nga vendet e huaja është e madhe dhe këtu përfshi të gjithë sektorët që kanë problematikë me punëtorët. Disa nga këto eksperimente kanë rezultuar jo pozitiv por ka dhe nga ato që janë duke dhënë frytet e veta. Problem kemi hasur vetëm me punëtorët e huaj të ardhur nga Bangladeshi, ndërsa kanë rezultuar të suksesshëm punëtorët nga Filipinet.
Më tej ai theksoi se këtë vit shumë manifraktura kanë nisur të përgatisin terrenin si nga struktura dhe logjistika për të pritur punëtorët nga vendet e huaja dhe pastaj do shihet se ku do arrihet me këtë mënyrë.
Po them se bizneset janë të gatshme të investojnë për të përthithur këta punëtorë që thash. Por lajmi i mirë ka dhe anën e keqe të saj sepse në momentin që ne nuk arrijmë të plotësojmë këto kërkesa atëherë puna s’postohet në vende të tjera. Çështja është që ne ti plotësojmë këto që këta punëtorë të mbeten këtu që klientët të mos s’postohen në vende të tjera. Kërkesat nga punëtorët e huaj janë trend në rritje.
Në bazë të të dhënave të vitit të kaluar, Zekja bëri të ditur se të dhënat ishin pozitive sepse ka pasur rritje në vlerë 20%, dhe 8.5 % në sasi, por theksoi se-sinjalet për vitin 2023 nuk janë pozitive.
Janë shifra inkurajuese të dhënat e vitit të kaluar. Tej zgjatja e konfliktit në Ukrainë ka sjell atë që ne me parashikimet tona na rezulton se viti i ardhshëm do jetë me një rënie 20-40 % të prodhimit dhe kjo ka pasoja. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.
I pyetur se sa është paga aktualisht për këta punëtorë ai tha se në ndërmarrjet e tyre me pagë minimale prej 34 mijë lekësh është numri shumë i vogël kryesisht ata që s’kanë punuar asnjëherë, ndërsa pjesa tjetër e punëtorëve është shumë më lart se paga minimale.
Sektori i manifrakturës nuk ka më pagë minimale, aplikohet vetëm për punëtorët pa eksperiencë. Aktualisht pagat variojnë nga 34-60 mijë lekë.



