Rama: Rindërtimi nuk do të prekë buxhetin (VIDEO)

Rama: Rindërtimi nuk do të prekë buxhetin (VIDEO)

Kryeministri Rama thotë se rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti do të bëhet pa prekur buxhetin. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Rama u shpreh se cenimi i buxhetit do të thotë reduktim i shërbimeve për pjesën tjetër të qytetarëve. Sipas tij, për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti do të përdoret fondi që do të mblidhet për këët qëllim.

Ne do ta bëjmë rindërtimin, por do vazhdojmë të bëjmë dhe punët e tjera. Rindërtimi është pjesë e kësaj, nuk do të cenojmë buxhetin. Nuk do të prekim ‘palcën e shtyllës kurrizore’ të të gjithë skeletit të buxhetit. Siç mund të na jetë sugjeruar si zgjidhje magjike. Ne do të realizojmë një fond, një kapacitet investues më të madh sesa ai i planifikuar nga ata që na thonë; merrni këtu, merrni aty dhe bëni këtë. S’do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve, nuk mund të funksionojë kjo histori që t’ja marrim disave dhe t’ja japim disa të tjerëve. S’mund t’i themi njerëzve që; ju s’do të bëni kontroll mjekësore bazë falas se ne kemi rindërtim. Apo dhe atyre të sëmurëve me hemodializë. S’mund t’u themi nenave që shkojnë të lindin në materniteti, që; merrni gërshërë me vete se ne s’kemi pajisje. Nuk do ta ndalojmë rrugën për Rrugën e Arbrit se kemi rindërtim”, tha Rama.

Dy ditë më parë, kreu i PD-së i kërkoi kryeministrit anulimin e 150 milionë dollarëve të parashikuar në buxhet për koncesione. Por kryeministri Rama e përjashton këtë mundësi, duke u shprehur se e gjithë kostoja e rindërtimit do të përballohet nga fondi i posaçëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy