Dosja e Ilir Metës, SPAK zyrtarizon akuzat për korrupsion dhe pastrim parash/ Rusta: Nëse shpallet fajtor rrezikon minimumi 7 vjet burg

Dosja e Ilir Metës, SPAK zyrtarizon akuzat për korrupsion dhe pastrim parash/ Rusta: Nëse shpallet fajtor rrezikon minimumi 7 vjet burg

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar zyrtarisht marrjen si të pandehur të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta.

Sipas aktit të shpallur më 26 maj 2025, dokument i siguruar nga gazetari i  MCN Tv Arsen Rusta, Ilir Meta akuzohet për: Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhur vendorë, Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Refuzim për deklarim, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve zyrtarë.

Procedimi penal Nr.125/2022, i cili është shkrirë me procedime të tjera penale përfshirë Nr.122/2022 dhe Nr.55/2019, përmbledh prova që lidhen me kontrata lobimi të fshehta në SHBA, përmes kompanive të dyshimta si McKEON Group dhe G.S.I.S., të cilat kanë marrë fonde të konsiderueshme që dyshohet se rrjedhin nga burime të paligjshme.

Në kallëzimet e bëra thuhet se Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë përdorur këto fonde për shërbime mjekësore dhe estetike luksoze jashtë vendit, të paregjistruara në deklaratat zyrtare të pasurisë.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live tha se procesi gjyqësor do të jetë shumë i gjatë dhe në rast se shpallet fajtor, Meta do të dënohet minimumi 7 vjet burg.

Ndalur tek provat është letërporosia nga SHBA-ja, është kallëzimi i Halit Valterit, janë kontratat që ka mundur të sigurojë SPAK.

Sipas SPAK këto prova janë të vlefshme dhe janë të certifikuara me veprime procedurale. Nuk rezulton që Meta të ketë një pasuri të sekuestruar apo të konfiskuar. Nga ana tjetër janë sekuestruar pasuritë e Kryemadhit. Është proces që më shumë se asetet është tek procesit i pastrimit të parave.

Sa i përket akuzave, janë të rënda. Në rast se gjendet fajtor, do të ketë bashkim të këtyre 4 veprave, minimumi është deri në 7 vjet burg. Meta dhe avokati do të kërkojnë zëvendësim të masës së sigurisë me argumentin se nuk mund të ndikojë tek provat.

Ky do të jetë proces që do e ketë të gjatë listën e dëshmitarëve.

Janë procese që do kalojnë një vit së paku vetëm me dëshmitarët.

 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy