Përballë kërkesës së deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Komisionit të Rithemelimit, për të kërkuar mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratën e tij se Shqipëria do ndryshojë kurs nëse nuk hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj nënkryetarit të LSI Petrit Vasili, reagoi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Gjithçka teksa pas fjalës së tyre, Kuvendi rrëzoi kërkesën për mocion me debat.
Balla zbuloi se në kërkesën e depozituar në Kuvend nuk është firma e “non gratës”, referuar Sali Berishës.
Ky është reflektim i madh dhe ju përshëndes që keni hequr dorë nga dokumentet ku përfshihet non grata. Mos sillni më kërkesa me firmën e non gratës, nuk do të miratohet kjo kërkesë nga ana jonë e para më vjen keq që nuk keni kuptuar asgjë.
Nëse doni një instrument parlamentar për t’u sqaruar për këtë çështje keni mundësi të përdorni instrumentin e interpelancës, por mocion me debat për çështjen se nëse në qershor nuk do mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për shkak të vetos së Bullgarisë nga Maqedonia, të kërkojë ndarje, është një çështje në të drejtën tonë. Ne kemi bërë proces të gjerë konsultimi me publikun, më shumë se 550 mijë familje shqiptare kanë marrë pjesë në proces. 2/3 e tyre i janë përgjigjur kësaj çështje, në qershor do kemi më shumë diskutime për këtë çështje.
Franca si Presidenca e radhës e BE, po bën të gjitha përgatitjet që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet. Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i një çështje ku Shqipëria nuk është pjesë fare.
Në debatin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shqipëria nuk ka pse të merret peng. Ka gjithë të drejtën qe pas katër vitesh, në rezuolutën e PE thuhet se Shqipëria i ka përmbushur 100% të kushteve dhe kritereve, Shqipëria ka të drejtë që në këtë rrugë të mos merret peng nga një debat mes dy vendeve të tjera, çdo vend do të vlerësohet sipas performancëss së vetë, ne duam që të na vlerësohet performanca.
Sot jemi vetëm pak ditë nga miratimi në PE të rezolutës për Shqipërinë. 519 anëtarë votuan për ti bërë kërkesë BE mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë. Vijnë këta dhe thonë se Shqipëria po ndryshon kurs. Shqipëria nuk ka plan B, ka vetëm plan A.
Ju sovranista e keni kthyer antiamerikanizmin në doktrinë, për këtë ne nuk ju shërojmë dot, bashkohuni të gjithë në një trup të vetëm edhe me fitoren historike që keni arritur kundër Amerikës. Tre gara kishte dje, City me Liverpoolin, Milani me Interin dhe Saliu me Ibsenin. Kjo e fundit ishte totalisht e paparashikueshme.
Ta gëzoni fitoren, ta mbani me shëndet, por as kjo kërkesë dhe as të tjera që natyrshëm nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, sot nuk ke asnjë rezervë nga asnjë vend i BE për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.
Sa i takon Ballkanit të Hapur tha se është gjëja e duhur dhe se për këtë mjafton të flasësh me ata që janë përfaqësuesit direkt, prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë.



