‘Biden nuk mund të mposhtë Tramp’, shtohen zërat për tërheqjen e presidentit nga gara

‘Biden nuk mund të mposhtë Tramp’, shtohen zërat për tërheqjen e presidentit nga gara

Shtohen zërat brenda demokratëve që i kërkojnë presidentit amerikan Xho Biden të tërhiqet nga fushata për zgjedhjet presidenciale.

CNN raporton për një bisedë telefonike mes ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kreut të shtëpisë së Bardhë ku në fokus ishin zgjedhjet e 4 nëntorit.

Drupal Ad

 

 

 

Pelosi mësohet t’i ketë thënë Biden se sondazhet tregojnë pamundësinë e tij për të mposhtur Donald Trumpin dhe se presidenti aktual mund të shkatërrojë shanset e demokratëve për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Biden, thuhet se u përgjigj duke i komunikuar Pelosit se ai ka parë sondazhe që tregojnë se ai mund të fitojë.

Javën e kaluar Pelosi deklaroi se i takon presidentit të vendosë nëse do të jetë kandidat për garën e nëntorit. Të gjithë e inkurajojmë që të marrë këtë vendim sepse koha është e shkurtër”

Në të njëjtën kohë siç raporton ABC News, udhëheqësi i shumicës demokratike në Senatin amerikan, Chuck Schumer mësohet t’i ketë thënë presidentit amerikan gjatë takimit të tyre të shtunën në Delaware, se ajo që është më e mira për vendin dhe vullnetin e partisë ishte t'i jepte fund fushatës për rizgjedhje për rizgjedhjen e tij.

Mbështetja e brenda partisë për Biden duket se po bie. Më herët të mërkurën edhe deputeti demokrat Adam Schiff, i konsideruar gjerësisht si figurë me ndikim, u bë kongresmeni i 20-të nga partia që i bëri thirrje publikisht Biden, të tërhiqej.

Nga ana e tij, Biden, i cili ditët e fundit është prekur nga Covid 19 tha se do të shqyrtonte mundësinë e dorëheqjes së tij, vetëm për arsye mjekësore.

Nëse do të më shfaqej ndonjë problem shëndetësor, nëse dikush, apo mjekët do të vinin dhe do të më thoshin se keni këtë problem, vetëm atëherë unë mund të largohesha nga gara.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy