
OSSHEE njofton se ditën e enjte disa zona në kryeqytet do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.
Bëhet me dije se zonat pranë ish-tregut elektrik tek fushat e “Ali Demit”, rruga “Taulantja” dhe rruga “Kole Popa” nuk do të kenë energji elektrike nga ora 09:00-15:00.
“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 17 qershor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona në Tiranë:
Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja”, rruga “Kole Popa””, -thuhet në njoftimin e OSHEE-së.



