Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ftuar në emisionin Bilardo në MCN i ngacmuar nga gazetari Dyrnjaja për daljen nga burgu të Saimir Tahirit u shpreh se të burgsourit vip në vendin tonë e kalojnë kohën tek drejtori duke luajtur shah dhe konsumuar alkool. Ai tha se po ti shohësh të gjithë shkojnë me qejf në burg dhe se frika atyre në parlament u fillon në momentin që prishin marrëdhënien me kryeministrin Rama. “Këtu të burgosurit vip që kanë takat kohën më të madhe e kalojnë te drejtori, shah dhe alkool pa limit, janë si kampe pushimi dhe të gjithë po ti shohësh shkojnë me qejf në burg. Ka ardhur koha se po bëhen si te xha Brao, ku ka ardhur koha po të shohësh të gjithë sëmuren nga zemra, kartela mjekësore pa fund. Në gjykimin tim frika atyre u fillon kur prishen me Ramën. Kryeministri i ka të gjithë informacionet e mundshme dhe mendoj se ai i lë dhe pak vetë të gabojnë dhe kur i nxjerr kartonin e kuq fillojnë peripecitë". I pyetur se Rama doli ifortë politikisht, Korreshi tha se ai ka kuptuar mentalitetin e shqiptarëve të cilët sipas tij vuajnë nga sindroma Stokholmit, ndërsa opozita është e gjithë në plazh. “Rama ka kap mentalitetin dhe shqiptarët vuajnë nga sindroma Stokholmit. Filloi me tallava gërnet na pa dhe ne që ishim të gjithë në plazh. Ne na kishin marrë trutë erë duket sikur kishim pirë nga dy dopio para se me shkuar në parlament dhe vendimet i marrim kështu. Po të shohësh nëpër qytete të vogla ka burra dhe qen. Imagjino një vend që s’ka asnjë lloj institucioni, një vend që nuk shikon një me kollare, që s’ka universitet, s’ka kinema".



