Në mbarë globin, koronavirusi po përhapet me shpejtësi, duke rritur jo vetëm alarmin tek qytetarët, por edhe duke sjellë mundësinë e rikthimit të kufizimeve të forta.
Autoritetet australiane vendosën të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin e Viktorias. Nisur nga kjo qytetarët australianë nuk mund të lëvizin gjatë natës. Këto janë masat më të rrepta që kanë marrë ndonjeherë autoritet lokale në kuadër të frenimit të përhapjes së pandemisë.
Viktoria shteti i dytë më i madh në Australi regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 671 të infektuar me koronavirus, dhe 7 viktima. Shifrat e larta të rasteve të transmetimit të virusit me origjinë të panjohur kanë çuar në kufizime të reja të cialt do të zgjasin për gjashtë javë bënë me dije zyrtarët.
Ndërsa në Melburn në qytetin e dytë më të madh të australisë ku rastet e infeksionit shënuan një rritje rekorde javën e kaluar autoritetet kanë këshilluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për gjashtë javë.
Ndërkohë në shtetet e bashkuara vijojnë shifrat alarmante të të infektuarve në SHBA. Territori amerikan regjistroi më shumë se 60,000 raste të reja të Covid-19 për ditën e gjashtë radhazi si dhe 1051 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në vend arriti 4.6 milion, ndërsa ai i viktimave mbi 154 mijë duke i bërë Shtetet e Bashkuara vendin më të prekur në botë. Në të njëjtën kohë me pandeminë amerikane po përballen me fenomene ekstreme të motit.
Meksika ka zëvendësuar Britaninë duke u renditur e treta në botë për nga numri i vdekjeve nga Covid-19. Në Meksikë kanë humbur jetën mbi 47 mijë vetë. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore ruse po përgatiten të nisin një fushatë vaksinimi masiv kundër koronavirusit në shtator ose tetor. Reuters, duke përmendur burime anonime, tha se vaksina e parë e mundshme e Rusisë do të miratohet këtë muaj.
Në Europë, qeveria italiane nënshkroi një dekreti cili bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambjente të brendshme ku ka fluks qytetarësh siç janë trenat dhe metroja. Edhe në Poloni, autoritetet rishqyrtojnë vendosjen e masave të reja kufizuese. Brenda një dite vendi regjistroi 658 të infektuar dhe 5 vdekje nga Covid-19. Koronavirusi u ka kushtuar jetën afro 700 mijë personave në mbarë botën ndërsa ka infektuar mbi 18 milionë.



