Akupunktura/Terapistja Joana Kume shpjegon terapinë me gjilpëra që lehtëson dhimbjet kronike

Akupunktura/Terapistja Joana Kume shpjegon terapinë me gjilpëra që lehtëson dhimbjet kronike

Akupunktura njihet ndryshe si “terapia e dhimbjes”, pasi ka për qëllim largimin e saj nga trupi përmes stimulimit të pikave të caktuara energjetike me gjilpëra të holla.

 Kjo metodë, që përdoret paralelisht me trajtimin mjekësor tradicional, po fiton gjithnjë e më shumë besim edhe në Shqipëri.

Mjekja Joana Kume, e cila praktikon akupunkturën, shpjegoi në emisionin “Zgjohu me MCN” se kjo terapi ofron një sërë përfitimesh për organizmin, duke ndihmuar në qetësimin e dhimbjeve kronike dhe aktivizimin e qelizave.

Kam 10 vite që e aplikoj në Shqipëri, sepse kjo terapi ndihmon realisht, por besimi ndërtohet vetëm pasi provohet. 

Gjilpërat që përdoren në akupunkturë janë të holla, të thata dhe vendosen në pika specifike të trupit, të njohura si pika energjetike. 

Këto pika nuk janë të dukshme, por ndihen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekuilibrin e organizmit.

Ashtu siç kemi qarkullimin e gjakut, venoz dhe arterial, në trup ekziston edhe një tjetër qarkullim, ai i energjisë, që ndonëse është i padukshëm, është real dhe i ndjeshëm. 

Kur gjilpërat vendosen në pikat e duhura, ndodh çlirimi i disa hormoneve si endorfina, të njohura si ‘hormonet e kënaqësisë’,  që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes fizike dhe emocionale. 

Terapia fillon me një konsultë, ku pacienti shpjegon vendndodhjen dhe natyrën e dhimbjes. Më pas, në bazë të informacionit, gjilpërat vendosen në pikat përkatëse.

Terapistja Kume, pohon se akupunktura rezulton efektive në një sere sëmundjesh

Akupunktura rezulton efektive në dhimbje kronike, sëmundje autoimune, inflamacione të fshehta ose të dukshme, dhimbje koke e shpine, çrregullime të stresit dhe ankthit, etj.

Akupunktura nuk zëvendëson trajtimet mjekësore, por i plotëson ato, duke ndihmuar trupin të rikthejë ekuilibrin e brendshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy