Rrezohet avioni me pasagjerë në Kazakistan, raportohet për 38 viktima

Rrezohet avioni me pasagjerë në Kazakistan, raportohet për 38 viktima

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pasi një avion me pasagjerë i Azerbajxhanit u rrëzua pranë qytetit Aktau të Kazakistanit.

Avioni me 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua të mërkurën pasi u detyrua të bënte një ulje emergjente rreth tre kilometra nga Aktau.

Drupal Ad

"Situata nuk është shumë e mirë, 38 të vdekur," citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax të ketë thënë zëvendëskryeministri i Kazakistanit Kanat Bozumbayev.

Avioni "Embraer 190" ishte nisur nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, në qytetin rus të Grozny në Kaukazin e Veriut.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit më herët tha se 32 nga 67 personat në bord kishin shpëtuar.

“Ne nuk mund të zbulojmë asnjë rezultat hetimi në këtë moment. Janë duke u shqyrtuar të gjithë skenarët e mundshëm dhe janë duke u zhvilluar analizat e nevojshme të ekspertëve”, thuhet në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy