Tajfuni Bebinca godet Shangain, pezullohen fluturimet, mijëra të evakuuar

Tajfuni Bebinca godet Shangain, pezullohen fluturimet, mijëra të evakuuar

Shangai u godit mëngjesin e sotëm nga tajfuni Bebinca, më i fuqishmi që ka goditur kryeqytetin ekonomik të Kinës që nga viti 1949, me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm që shkaktuan anulimin e fluturimeve dhe evakuimin e banorëve.

Të gjitha fluturimet u anuluan në dy aeroportet kryesore të Shangait pasi tajfuni iu afrua bregut lindor, një nga zonat më të populluara të Kinës.

Autoritetet e Shangait këshilluan 25 milionë banorët e saj që të mos largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa në rrethin Chongming, një ishull që ndodhet në grykëderdhjen e lumit Yangtze, 9 mijë njerëz u evakuuan.

Autostradat u mbyllën nga ora 1 e mëngjesit dhe u vendos një kufizim shpejtësie prej 40 km/h në rrugët e qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy