Lesi: KAS ose Kolegji Zgjedhor mund ta regjistrojë PD-së e Alibeaj, por ata nuk duan të marrin pjesë, nuk kanë elektorat as vota

Lesi: KAS ose Kolegji Zgjedhor mund ta regjistrojë PD-së e Alibeaj, por ata nuk duan të marrin pjesë, nuk kanë elektorat as vota

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi do të vendosë të martën për regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor në vendoret e 14 majit.

Krahas kësaj, botuesi i “Koha jonë”, Nikollë Lesi, tha në “Të paekspozuarit” në MCN tv, se PD e Alibeaj, dukshëm nuk ka interes për të marrë pjesë.

Edhe nëse regjistrohet pas vendimit të KAS dhe Kolegjit Zgjedhor, Lesi vlerëson se grupimi Alibeaj nuk ka interes të marrë pjesë në zgjedhjet, sepse nuk kanë elektorat dhe se nuk kanë fare vota.

Dyshoj se PD e vulës, e Alibeaj, me këto lojëra, makinacione, që gjoja nuk shkojnë të marrë firmën e Lul Bashës.

Ata nuk duan të shkojnë në zgjedhje por gjejnë të gjitha makinacionet mundësi që të mos shkojnë se e dinë që do të dalin partia e 10, ose e 15, nuk kanë fare vota, nuk ndikojnë fare në elektorat.

Mund t'i regjistrojë KAS ose Kolegji Zgjedhor, ku ka ndikim mazhoranca, por dëshira e tyre është të mos futen në zgjedhje sepse e dinë rezultatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy