Fenomeni i kanabisit, i cili tashmë perceptohet gjerësisht edhe nga qytetarët, mund të luftohet edhe nga ushtria. Propozimi vjen nga një anëtar i qeverisë dhe pikërisht Ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili në një bashkëbisedim me gazetarët tha se ky është moment të ndahemi nga fenomeni i kanabis sativa.



