
Duket se këto janë orët e fundit të Mariano Rajoy në postin e kryeministrit të Spanjës pasi pritet që të largohet nga kjo detyrë sepse një parti që ka një numër të pakt deputetësh por vendimtare në votim, ka deklaruar se do të mbështestë një mocion mosbesimi kundër tij.
Vota e mosbesimit është planifikuar të mbahet të premten dhe u paraqit nga Partia opozitare Socialiste.
Kreu socialist, Pedro Sánchez, ka nevojë për një shumicë prej 176 votash për t'u bërë udhëheqës.
Partia nacionaliste Baske (PNV) ka thënë se do të mbështesë mocionin, i cili mund të nxisë Sánchez të jetë kryeministri i ri në detyrë.
Partia mban pesë vende në Parlament, por janë shumë vendimtare dhe njoftoi të enjten qëllimet e saj.
Pesë vota të PNV, së bashku me mbështetjen e grupimeve, përfshirë Partinë Podemos kundër masave shtrënguese, dy partitë katalanase pro pavarësisë dhe një parti tjetër baske i dhanë PSOE 180 vota në kongresin 350-vendësh të Spanjës, katër më shumë sesa ishin të nevojshme.
Rajoy, i cili bëri një paraqitje sfiduese në parlament gjatë seancës së mëngjesit, mungoi kur PNV njoftoi vendimin e saj pak pas orës 17:00.
Partia tha se nuk kishte kërkuar kurrë të luante një rol mbretërues në politikën spanjolle, por ndjeu një detyrë etike dhe politike për të mbështetur mocionin.
Sánchez i ka bërë thirrje z. Rajoy të japë dorëheqjen para votimit. Por një zyrtar i lartë nga Partia Popullore e Z. Rajoy (PP) këmbënguli se kryeministri nuk do të jepte dorëheqjen.
Sánchez paraqiti mocionin e mosbesimit pasi PP ishte implikuar në një skandal të madh korrupsioni.
Ai tha se Rajoy, 63 vjeç, nuk kishte marrë përgjegjësinë për përfshirjen e partisë së tij, e cila doli në dritë javën e kaluar pasi një nga ish-arkëtarëve të saj iu dha një dënim me burg prej 33 vjetësh.
Gjykata e Lartë në Madrid dënoi Luis Bárcenas për marrjen e rryshfetit, pastrimit të parave dhe krimeve me taksat.



