
Këto janë ulërimat e një 10-vjecari i cili po tërhiqet zvarrë nga forcat e policisë pasi po mundohej për të siguruar disa të ardhura duke kërkuar lëmoshë në rrugë.
Policia bën me dije se ata e ndaluan Oskar pasi akuzohej për lypje në mënyrë të paligjshme. për ironi të fatit vogëlushi në atë kohë qëndronte në një stol duke lexuar pasazhe nga Hamleti nga Shekspiri pasi ëndrra e tij e madhe është që kur të rritet të bëhet një aktor.



