Kikia: Në 30 vite nuk ka pasur kurrë kaq uri për ndërtime në bregdet, dyshime se janë para korrupsioni  

Kikia: Në 30 vite nuk ka pasur kurrë kaq uri për ndërtime në bregdet, dyshime se janë para korrupsioni  

Gazetari Mentor Kikia thotë se ishte i pritshëm vendimi i presidentit për të kthyer në Parlament marrëveshjen për Butrintin. Në studion e lajmeve të MCN TV, Kikia tha se vendimi për menaxhimin e ri të parkut është pjesë e një serie vendimesh për investime strategjike në Jug.

Çështja e Butriniti ishte vendim i pritshëm, për shkakun se vendimi për të menaxhuar Butrintin përmes një fondacioni të krijuar enkas për këtë çështje është kontestuar. Mendoj që nuk prisja vendim tjetër. Çështja e Butrinit duhet ndarë në dy pjesë: menaxhimi i parkut arkeologjik dhe çështja e lejeve të ndërtimit për territorin që i është shkëputur zonës së mbrojtur.

Është pjesë e një serie vendimesh për të dhënë leje për investime strategjike kryesisht në bregun e Jugut. Me një lloj fanatizmi të pashpjegueshëm qeveria ka penguar çdo hetim për të zbardhur vendimet për investimet strategjike. Një nga këto investime është gjiri i Manastirit, deri vonë pjesë e zonës së mbrojtur të parkut. Qeveria ka ndaluar me vullnetin e saj të mos ndërtohen shtëpi për shitje në bregdet, por ndërtohen vila dhe resorte. Është pjesa e zonave që po jepen me shpejtësi si investime strategjike.   

Asnjëherë në 30 vite nuk ka pasur kaq uri për ndërtime të reja. Dyshimet janë se janë paracaktuar personat që do të marrin leje për të ndërtuar në këto zona. Kush po investon? Vallë po hidhen në ndërtime gjigante pranë detit paratë e korrupsionit?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy