Dy vjet nga tragjedia në Tempi/ Protesta masive në Greqi, molotov dhe përplasje me policinë

Dy vjet nga tragjedia në Tempi/ Protesta masive në Greqi, molotov dhe përplasje me policinë

Qindra mijëra njerëz u mblodhën sot në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë, për të kërkuar drejtësi në dy vjetorin e aksidentit tragjik të trenave në Tempi. 

Mediat greke raportojnë për përleshje në Athinë, ku një grup protestuesish hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë, të vendosur para godinës së Parlamentit.

Policia iu kundërpërgjigj protestuesve me gaz lotsjellës. Përleshja fillimisht nisi në sheshin “Sintagma” për t’u shtrirë mandej në rrugët përreth.

Punëtorët grevistë ndaluan sot fluturimet dhe transportin detar dhe hekurudhor në vend. 

Kritikët thonë se politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimet që çuan në aksident, por deri më tani vetëm zyrtarët hekurudhor kanë qenë nën akuzë.

57  persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh i mbushur me studentë u përplas me një tren mallrash më 28 shkurt 2023, në Tempi. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy