Moti i keq/ MAS pezullon mësimin në 14 shkolla të qarkut Shkodër

Moti i keq/ MAS pezullon mësimin në 14 shkolla të qarkut Shkodër

Evis Kushi, ministre e Arsimit dhe Sportit, ka njoftuar se në 14 shkolla të qarkut të Shkodrës, mësimi do të pezullohet edhe ditën e sotme.

Ky vendim vjen pas situatës së rëndë me përmbytjet prej reshjeve të shtuara të shiut.

Ministrja Kushi, përmes një postimi në rrjete sociale ka shpjeguar se orët e mësimit të këtyre ditëve do të zëvendësohen në vijim.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore.

Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

1. Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë

2. Shkolla “Theth”, Shalë

3. Shkolla “Gimaj”, Shalë

4. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh

5. Shkolla “Palaj”, Shosh

6. Shkolla “Nicaj”, Shosh

7. Shkolla “Kir”, Pult

8. Shkolla “Kasnec” , Pult

9. Shkolla “Pog” , Pult

10. Shkolla “Bruçaj”, Pult

11. Shkolla “Plan” , Pult

12. Shkolla “Maja e Thanës” , Pult

13. Shkolla “Xhan” , Pult

14. Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy