
Gjatë inspektimit të impiantit të mbetjeve në Elbasan, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka pranuar se impianti ka nevojë për shumë mbetje dhe se kjo cështje duhet trajtuar në terma afatgjatë si nga qeveria ashtu dhe pushteti vendor. Ai vlerësoi impiantin e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit si zgjidhjen më të mirë për menaxhimin e mbetjeve.



