Merkel: Evropa të bashkohet për t'u përballur me Kinën, Rusinë dhe SHBA-të

Merkel: Evropa të bashkohet për t'u përballur me Kinën, Rusinë dhe SHBA-të

 

Europa duhet të ripozicionojë veten përballë sfidave të tre rivalëve të mëdhenj globalë, Kina, Rusia dhe SHBA-të. Ky është apeli i Angela Merkelit para zgjedhjeve evropiane, në të cilat ajo futet për herë të fundit si kancelare.

Përballë përpjekjes ruse për të ndërhyrë në zgjedhje, vrullit ekonomik të Kinës dhe monopoleve amerikane në shërbimet dixhitale, Europa duhet të jetë një front i bashkuar, është shprehur Merkel në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, botuar edhe në “The Guardian”.

“Pa dyshim, Europa duhet të vendoset në një pozicion të ri, në këtë botë që ka ndryshuar. Siguritë e dikurshme të pasluftës nuk gjejnë më vend si më parë”, ka thënë ajo.

“Ato (Kina, Rusia dhe SHBA-të) po na detyrojnë herë pas here të gjejmë pika të përbashkëta. Kjo shpesh është e vështirë, duke pasur parasysh se ne kemi interesa të ndryshme”, thotë Merkel.

Intervista e kancelares gjermane vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Merkelin, e cila drejton Gjermaninë prej 14 vitesh. Partia e saj, CDU, parashikohet të shënojë rënie në zgjedhje, ndërkohë që ekspertët besojnë se ajo gëzon popullaritetin e mjaftueshëm për të kërkuar një mandat të katërt.

Zgjedhjet evropiane po shihen si një mundësi që populistët dhe euroskeptikët në Gjermani dhe më gjerë të Europë mund ta shfrytëzojnë për të shtuar popullaritetin e tyre.

“Shumë njerëz janë të shqetësuar për Europën, edhe unë vetë. Kjo më bën akoma më të gatshme për t’iu bashkuar atyre që luftojnë për të ardhmen e Europës”, është shprehur kancelaria gjermane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy