
Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm. Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Rama, i cili në rrjetet sociale njoftoi se do t’ia propozojë emrin e Çuçit për dekretim presidentit Meta.
Ndërkohë, vendi vakant që lë Çuçi, ai i ministrit të Bujqësisë, do të plotësohet nga Milva Ekonomi.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.
Por ndërkohë që Kryeministri Rama bëri të ditur se Çuçi do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme, Ministri i Bujqësisë ende në këtë detyrë ishte në qytetin e Lushnjes së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca për fazën e tretë të investimeve që do të bëhen për zhvillimin rural.



