Rusi, nxirret diamanti më i madh në 10 vitet e fundit

Rusi, nxirret diamanti më i madh në 10 vitet e fundit

Një kombinim unik i masës, formës dhe ngjyrës, këto janë karakteristikat shumë të rralla të diamantit të nxjerrë në minierën Mayat, në Yakutia nga gjigandi rus i gurëve të çmuar Alrosa.

Me një peshë prej 390.7 karatësh, është një thesar me vlerë të paçmueshme, i cili rrezikon të mos shitet për shkak të sanksioneve të lidhura me luftën në Ukrainë.

Diamanti, i cili ende nuk është prerë, ka një formë krejtësisht jo standarde dhe kufizohet nga një aureolë e verdhë-kafe.

Ndryshe nga sa kanë deklaruar disa media, ai nuk është diamanti më i madh në botë, por sigurisht diamanti më i madh me cilësi gjeologjike i nxjerrë në Rusi që nga viti 2013.

Ai mund të vendoset në vendin e katërt në renditjen botërore. Në fakt, rekordi deri më tani mbahet nga Jubileu i Artë, me peshë 545.67 karat dhe aktualisht në zotërim të Kurorës Thai, ndërsa i dyti, Cullinan I, shkëlqen në skeptrin e mbretit Charles III të Anglisë.

Së fundi, i treti, me peshë 407.78 karat, u zbulua në Kongo në 1984 dhe është pjesë e një koleksioni privat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy