
Zona e Lezhës, vazhdon të jetë përgjatë dhjetë ditëshit të fundit, e përfshirë nga flakët në pjesën më të madhe të saj.
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, tha për edicionin e “MCN live”, se situata megjithëse sot është qetësuar, vetëm ditën e hënë kanë qenë 13 vatra zjarri të përmasave të mëdha, që është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë për fikjen e saj.
Situata ka qenë më e rënduar gjatë ditëve të kaluara, ku vetëm ditën e hënë kemi pasur 13 vatra zjarri, në zonën e Lezhës, dy nga të cilat kanë qenë më problematike, në fshatin Pirraraj dhe në zonën te kthesa e malit të Balldres, dhe një situatë tjetër qe ka shkaktuar dëme ne Maratomaj. Me këtë rast janë koordinuar të gjithë zjarrfikësit e rretheve të cilat kanë ndihmuar në masë të madhe.
Zjarri nuk është afruar afër banesave, nuk ka shkuar puna deri në evakuim të popullatës sepse zjarri është izoluar.
Kanë qenë pjesëmarrëse edhe 60 forca ushtrie që kanë ndihmuar që na kanë ndihmuar për fikjen e zjarrit, dhe është arritur që në orët e para të mëngjesit, të neutralizohet zjarri dhe të vihet nën kontroll.
Për kryetarin e Lezhës, zjarret në shumicën e rasteve janë të qëllimshme.
Për të është e papranueshme që akte të tilla të personave të papërgjegjshme, të vënë zjarre afër varreve e objekteve fetare, për çka duhet identifikimi i tyre nga policia, dhe vënia para drejtësisë.
Kësaj situate të rënduar duhet shtuar edhe papërgjegjshmërinë e njerëzve të cilët djegin qëllimisht toka dhe hapësira, jam i shokuar nga mënyra se si disa banorët i vënë vet zjarret, dyshoj se në disa vende janë të qëllimshme dhe mëse kriminale. Disa zjarre janë në pjesën malore, disa ku arat me gurë të digjen, se kuptoj se përse bëhet kjo dhe situata del jashtë kontrollit.
Forcat zjarrfikëse kanë mëse një javë që nuk kanë pushuar as ditë as natë, mbi 30 raste gjatë 10 ditëshit të fundit, sa që është dashur të kërkoj ndihmë nga bashkitë dhe të gjithë administratorët e bashkive të Shkodrës, Vaut të Dejes, Mirditës, që të na ndihmojnë në neutralizimin e zjarreve.
Çfarë ti them unë kësaj, kur vihet zjarri afër varrezës e kishës, çar ti vej emrin, pos qëllim kriminal, përveç arsyes që i din vetë ata dhe i lënë tërë kohës zjarrfikësit në terren.
Tani duhet ndihma e banorëve të cilët po nuk duna të dëmtohen më tej, të na ndihmojnë në raportimin e rasteve të qëllimshme, poashtu edhe Policia e Shtetit, ka pjesën e saj aktive në identifikimin e rasteve, sepse nuk është e lehtë të gjesh njeriun që vë zjarre në mal.



