Palestinezët i japin lamtumirën protestuesve të vrarë nga ushtria izraelite, mes tyre edhe një vogëlushe 8 muajshe

Palestinezët i japin lamtumirën protestuesve të vrarë nga ushtria izraelite, mes tyre edhe një vogëlushe 8 muajshe

Në Gaza po mbahen funeralet për protestuesit që humbën jetën pas dhunës më vdekjeprurëse të ditës së djeshme, më të rëndat nga viti 2014.

Të hënën, 58 vetë u vranë kur trupat izraelite hapën zjarr gjatë protestave të palestinezëve në kufirin mes dy vendeve.

E marta është përvjetori i 70-të i asaj që palestinezët e quajnë Nakba, një zhvendosje masive pas krijimit të Izraelit.

Mes viktimave është edhe vogëlushja Laila Anwar al-Ghandour, e cila humbi jetën nga sulmi me gaz lotsjellës bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në Gaza.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje banorëve të Bregut Perëndimor të mbajnë një grevë të përgjithshme sot në nder të të vrarëve në Rripin e Gazës.

Ushtria e Izraelit tha se ishte duke u përgatitur për konfrontime të mëtejshme të martën, por grupet palestineze treguan se kishin për qëllim të frenonin protestat, raporton BBC.

Dhuna e së hënës erdhi pasi SHBA përuroi ambasadën e saj të parë në Jeruzalem, një veprim i diskutueshëm që u thye me dekada të politikës amerikane dhe shkaktoi incidente nga palestinezët.

Ata pretendojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez. Shumë e shohin lëvizjen e SHBA si mbështetje të kontrollit izraelit mbi të gjithë qytetin, të cilin Izraeli e konsideron si kryeqytetin e tij të pandashëm.

Zyrtarët palestinezë thanë se përveç të vrarëve, rreth 2 700 vetë u plagosën në atë që ata e quajtën një masakër.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ushtria e tij po vepronte në vetëmbrojtje kundër sunduesve islamikë të Gazës, Hamas, të cilët kërkonin të shkatërronin Izraelin.

Ushtria e Izraelit tha se kishte gjuajtur vetëm në "objektiva të veprimtarisë terroriste".

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ishte shumë kritike ndaj përdorimit të forcës nga Izraeli.

Izraeli tha se rreth 40 000 palestinezë kishin marrë pjesë në "trazirat e dhunshme" në 13 vende përgjatë murit rethues të Izraelit në kufirin lindor të Gazës.

Palestinezët hodhën gurë dhe bomba molotov dhe iu afruan gardhit kufitar. Snajperistët izraelitë gjuajtën ndaj protestuesve dhe përdorën gaz lotsjellës nga dronët për t'i shpërndarë ata.

Palestinezët po demonstronin si pjesë e një proteste të quajtur "Marshi i Madh i Kthimit".

Protestat e së hënës u përcaktuan për të shënuar përvjetorin e krijimit të Izraelit në vitin 1948 dhe qindra mijëra palestinezë të cilët më pas u larguan nga shtëpitë e tyre ose u zhvendosën në luftën që pasoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy