
Rusia “nuk i refuzon” bisedimet me Ukrainën, por ka disa “vonesa që ndërlikojnë procesin e negociatave”.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Serghei Lavrov, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass.
Në një intervistë për televizionin Rossiya-1, Lavrov tha se Vladimir Putin ka thirrur një takim me Dumën, dhomën e ulët të Parlamentit dhe liderët e fraksioneve të ndryshme politike.
“Presidenti u tha atyre se ne nuk i refuzojmë negociatat”, theksoi Lavrov, por akuzoi ukrainasit se po vonojnë procesin e negociatave. Kievi, tha Putin sipas asaj që deklaroi Lavrov, "duhet të kuptojë se sa më shumë të vonohet procesi, aq më e vështirë do të jetë të negociohet me ne".



