"Bridgerton" nuk do të jetë më i njëjtë pas këtij lajmi!

"Bridgerton" nuk do të jetë më i njëjtë pas këtij lajmi!

Nëse jeni fans i serialit të njohur të Netflix "Bridgerton" me siguri që ky lajm do t’ju mërzisë. Rege-Jean Page, në rolin e personazhit kryesor, Simon Basset, nuk do të luajë më në sezonin 2.

Lajmi u njoftua nga rrjetet sociale përmes një letre nga rrëfyersja anonime që zbulonte të pathënat e shoqërisë, Zonja Whistledoën.

"Të nderuar lexues, ndërsa të gjithë sytë drejtohen tek Lordi Anthony Bridgerton për të gjetur një Viscountess, ne japim lamtumirën Regé-Jean Page, i cili luajti kaq triumfalisht Dukën e Hastings. Do të na mungojë prania e Simon në ekran, por ai do të jetë gjithmonë pjesë e familjes Bridgerton. Daphne do të mbetet një grua dhe motër e përkushtuar, duke ndihmuar vëllain e saj në sezonin e ardhshëm dhe ato që ofron për të - më shumë intriga dhe romancë sesa lexuesit e mi mund të përballojnë”, shkruan letra.

Sezoni i parë i "Bridgerton", krijuar nga prezantuesi Chris Van Dusen, është një përshtatje e romanit të dashurisë së Julia Quinn "The Duke and I."

Ashtu si libri, sezoni i parë është një histori rreth Daphne Bridgerton (Phoebe Dynevor) dhe udhëtimit të Simon në romancë. Historia e dukës dhe dukeshës lidhet bukur deri në fund të librit të parë dhe të finales së sezonit 1, me çiftin që shkëmbejnë zotime dhe mirëpresin fëmijën e tyre të parë.

Burimi: Insider

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy