Kocaqi: Qëndrimi i Ramës ndaj Greqisë, më i forti në 34 vjet. Mbrojtja më e mirë është sulmi

Kocaqi: Qëndrimi i Ramës ndaj Greqisë, më i forti në 34 vjet. Mbrojtja më e mirë është sulmi

Historiania Elena Kocaqi deklaron se me Greqinë ka marrëdhënie interesi të njëanshëm, ku vetëm shteti helen ka interesa.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ajo tha se marrëdhënia nga ana e Greqisë është hipokrite, duke shtuar se kur të thotë do të ndihmojë për tu integruar në BE, vendos veton.

Nuk ka lidhje Greqia me Italinë, arbëreshët në Itali janë arbëreshë dhe pas kaq vitesh.

Bregu i jugut është një nga pasuritë më të mëdha të Greqisë.

Nëse Rama ka bërë ndonjëherë ndonjë gjë të mirë, kjo që ka bërë vitin e fundit në marrëdhënie në Greqinë, është kthimi në realitet i Ramës, me këmbë në tokë.

Rama më në fund kuptoi se me kë ka të bëjë dhe ndoshta është ndoshta qëndrimi më i fortë në 34 vjet ndaj Greqisë (Rasti Beleri).

Mund të jetë bërë për dinjitet, për interes, për mua e rëndësishme është që të ruhet integriteti i vendit dhe sovraniteti i vendit.

Greqia nuk heq dorë nga Joni. Kur e di që nuk heq dorë vëri kufirin, mbrojtja më e mirë është sulmi.

Sulmi është dua të drejtat e çamëve, të arbëreshëve dhe emigrantëve.

Nuk ke pse diskuton për disa mijë njerëz që janë shqiptarë dhe bëjnë si grekë se marrin pensione dhe pasaporta dhe nuk diskuton për miliona shqiptarë që janë në Greqi, kjo është dritëshkurtësia e politikës shqiptare.

Politika shqiptare me Greqinë duhet të jetë formale. Greqia kërkon tu hapë problemin e kufijve që t’iu marrë zonën ekonomike ekskluzive dhe kufirin.

Me dy standarde ecin këta, minoritet nuk njohin, vijnë këtu dhe kërkojnë të njihen minoritetet.

Vjen kërkon njohjen e minoritetit grek në Shqipëri. Unë si shqiptare do të jepja jetën po të më vinte rasti për një qytetar grek.

Unë jam e detyruar të them të vërtetën, si historiane për mua e vërteta është hyjnore, por nuk kam gjë personale me të.

Populli atje është shumë i mirë, i ka pritur shqiptarët.

Marrëdhëniet i acaron politika dhe media.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy