Historia e rrallë e një vajze që vdiq nga kanceri, rasti i saj përfundon në gjykatë

Historia e rrallë e një vajze që vdiq nga kanceri, rasti i saj përfundon në gjykatë

Duket si një film fantashkencë, por është realitet. J.S., një 14-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë muajin e kaluar nga kanceri, i është nënshtruar procesit të ngrirjes kriogjenike. Kjo procedurë ka marrë miratimin e Gjykatës së Lartë të Londrës, duke u bërë kështu rasti i parë i kësaj natyre në Londër, me gjumë gjasa edhe në botë.

Trupi i vajzës është dërguar në SHBA, ku i është nënshtruar ngrirjes së përjtshme, ose siç shpresonte vetë vajza, deri në momentin kur shkenca të ketë zbuluar një mënyrë për ta rikthyer në jetë.

Deri tani janë 100 individët në të gjithë planetin që i janë nështruar kësaj procedure, në disa qendra që ndodhen kryesisht në SHBA. Kostoja e kësaj procedure është 200 mijë dollarë.

Por ajo që e bën të rrallë rastin e vajzës britanike është fakti se ka përfunduar në gjykatë. Kjo sepse dy prindërit, të divorcuar prej kohësh, nuk ishin dakord. Nëna mbështeste idenë e vajzës, ndërsa babai mendonte se nëse ekziston një shpresë sado e vogël, që ajo të zgjohet pas 100 apo 200 vjetësh, do të gjendet krejt e vetme mes njerëzish të panjohur dhe me shumë gjasa pa asnjë kujtim nga e shkuara.

Vetë gjyqtari që ka marrë çështjen e ka takuar vajzën para se të ndërronte jetë dhe është prekur nga kuraja e saj për t’u përballur me fatin e keq. Para se të ndërronte jetë, ajo i ka shkruar një letër gjyqtarit, në të cilën i kërkonte një mundësi për “të jetuar më gjatë” në një të ardhme të paqartë në vend që të varroset në tokë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy