Gjokutaj: Kategori të caktuara në Shqipëri paguajnë më shumë taksa se vendet e rajonit. Mos shpërndarja e barrës tatimore krijon probleme

Gjokutaj: Kategori të caktuara në Shqipëri paguajnë më shumë taksa se vendet e rajonit. Mos shpërndarja e barrës tatimore krijon probleme

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj tha në “MCN Economy” që kategori të caktuara në Shqipëri paguajnë më shumë taksa se vendet e rajonit. Gjokutaj mori si shembull kategorinë e qytetarëve që lidhet me ndërtimin, ku ndërtuesi ia transferon koston në çmim qytetarit. Po ashtu Gjokutaj vuri në dukje se mos shpërndarja e barrës tatimore krijon probleme, ndërsa përjashtimet tatimore prishin garën. Një tjetër problematikë sipas tij është mungesa e meritokracisë së administratës shtetërore, dhe mos asistimi te tatimpaguesit.

"Informacioni është i kufizuar, për të mos thënë që në pjesën më të madhe qytetarët s’janë të ndërgjegjshëm për barrën tatimore. Bizneset janë më të ndërgjegjësuara dhe e përcjellin më mirë pjesën e asaj që konsiderohet si barrë tatimore. Barra tatimore paguhet nga të gjithë qytetarët. Nuk i shpëton asnjë barrës tatimore.  Janë dy momente që kanë qytetarët, një moment në periudhën e konsultimit publik për buxhetet vendore, që parashikojnë paktet fiskale dhe taksat vendore, dhe buxheti i shtetit ku ka konsultim publik, ku vendoset edhe fati i profesioneve të lira, bizneset e tjera, informacioni sa më i lartë e armatos qytetarin me argument shtesë për t’i thënë që këtë politikë tatimore s’ta aprovoj, ose do ta shpreh në votën time. Qeveria ka një kontratë sociale qeveria me qytetarët. Përjashtimet tatimore ndryshojnë rregullat e lojës dhe prishin garën. Në Shqipëri është bërë modë.

Kemi një diferencë mes të bërit politikë dhe zbatueshmërisë së tyre. Në Shqipëri problemi më i madh është zbatimi i ligjit siç duhet. Kjo bën që barra tatimore të mos shpërndahet siç duhet. Nga ana tjetër mungesa e meritokracisë në administratë, e cila në vetvete nuk arrin dot të filtrojë ata lloj drejtuesish dhe atë lloj strukture, që të dijë të jap mendim dhe të përqafojë ato që janë modernizma nga situatat e ndryshme europiane apo ballkanike. Ne edhe pse kemi rritje të barrës së taksave, kjo s’vjen pasi performon mirë administrata, diku rritet inflacioni një vit, apo flluska e ndërtimit. Ajo që këshillohet është modernizimi i administratës, asistimi te tatimpaguesit. Kur ti fut një ligj të ri si ky i tatimit mbi të ardhurat, ose do krijonte zyra shërbimi falas pranë bashkive...deri në supermarkete krijojnë zyra vendet e tjera. Në disa vende futet deri në shkollat fillore edukimi fiskal. Edukimi është ndër më primarët, pasi ul kostot, sa më i bindur të jetë qytetari s’ka nevojë për forca më të shumta për mbledhur tatimet. Kategori të caktuara në Shqipëri paguajnë më shumë taksa se vendet e rajonit. Po them kategoria e qytetarëve që lidhen me tarifat e ndërtimit. Bashkia e Tiranës, 64 për qind e të ardhurave mblidhen nga ndërtimi, edhe pse paguajnë qytetarët, për arsye se paguajnë te çmimi i ndërtimit. Ndërtuesi ia ekspozon çmimin qytetarit dhe lë pak hapësirë për objektivin, të strehojmë çiftet e reja. Barra duke mos u shpërndarë krijon problematika për gupe sociale. Barra më e madhe që i rëndojnë qytetarit janë taksat e konsumit dhe taksat e punës, ku përfshihet tatimi për pagën, dhe kontributi i sigurimit shoqëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy