Donald Trump është një diktator potencial që do të dështojë dhe Theresa May nuk do ta ketë të gjatë për shkak të Brexit-it. Këto janë parashikimet e miliarderit George Soros, të bëra publike gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik në Davos.
Investitori hungaro-amerikan ka thënë se “Trump është mashtrues dhe batakçi” që është në kërkim të “luftërave tregtare”, të cilat do të kenë pasoja për gjithë botën.
“Personalisht mendoj se Trump do të dështojë”, tha Soros në një intervistë për televizionin “Bloomberg” në Zvicër.
“Ai do të dështojë jo për shkak të njerëzve si unë që duan ta shohin të dështojë, por për shkak të ideve që e udhëheqin atë, të cilat janë thelbësisht kontradiktore”, ka thënë ai.
Soros, i cili vetë ka dhuruar 1 milion dollarë për një fondacion që mbështeti fushatën e Klintonit, thotë se nuk e priste fitoren e Trampit.
Soros është shprehur se është e pritshme që tregjet financiare të mos reagojnë mirë për shkak të pasigurisë që rrethon Trampin dhe administratën e tij.
Ndërsa duke u ndalur në përpjekjen e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE-ja, Soros u shpreh se parashikon që vendi të rikthehet vetëm 3 ditë pasi të jetë larguar.
“Për mendimin tim, nuk ka gjasa që kryeministrja May të rrijë gjatë në pushtet. Që tani, ajo ka një cabinet të përçarë dhe një maxhorancë të dobët në Parlament. Mendoj se nuk e ka të gjatë”, ka thënë Soros.
Soros thotë se britanikët e mohojnë këtë gjë për momentin, por shumë shpejt do të ndryshojnë mendim.
“Situata ekonomike nuk është aq e keqe sa ishte parashikuar dhe ata kanë shpresë. Por ndërsa vlera e monedhës bie, inflacioni do të bëhet forcë shtytëse dhe do të çojë drejt rënies së standardeve. Kjo do disa kohë, por kur të ndodhë, ata do ta kuptojnë se po fitojnë më pak se më parë.
“Divorci kërkon kohë. Është me vështirë të divorcohesh sesa të martohesh, prandaj mendoj se për t’u afruar sërish do të rikthehet. Në teori ose enë praktikë, në vitin 2019 ose 2020 do të kemi një situatë ku Britania do të dalë nga BE-ja, sepse është diçka që duhet bërë. Por ata mund të ikin të premten, do të mendohen në dhe do të kthehen sërish të hënën”, ka thënë miliarderi 86-vjeçar.



