Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron spastrim etnik në Gaza

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron spastrim etnik në Gaza

Një ish-ministër izraelit i Mbrojtjes ka akuzuar Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës dhe spastrimit etnik në Rripin e Gazës, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga radhët e qeverisë.

Ish-gjenerali Moshe Yaalon, u tha mediave izraelite se ekstremistët e linjës së ashpër në kabinetin e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu po kërkonin të ndiqnin palestinezët nga Gaza veriore dhe donin të rivendosnin vendbanimet hebraike atje.

Ya’alon, i cili ishte ministër i Mbrojtjes nga 2013-2016, foli për planet e supozuara izraelite për të dëbuar banorët palestinezë nga Rripi verior i Gazës dhe për të krijuar vendbanime izraelite atje.

Ai tha se po fliste në emër të komandantëve izraelitë të dislokuar në Gazën veriore, të cilët janë shumë të shqetësuar për situatën.

“Ata po vihen në situata kërcënuese për jetën, po përballen me dilema morale”, tha ai, duke shtuar se mund të përballen me akuza edhe para Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Izraeli po kryente krime lufte në Rripin e Gazës, shtoi Ya’alon.

Vërejtjet e tij u dënuan nga partia konservatore Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu si “gënjeshtra dashakeqe”.

Anëtarët ultranacionalistë të qeverisë izraelite kanë mbrojtur vazhdimisht kthimin e kolonëve izraelitë në Rripin e Gazës, por kjo nuk është një politikë zyrtare e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy