
Rusia u përpoq që të nënshtrojë Ukrainën, sovranitetin dhe pavarësinë e saj... dhe dështoi.
Kështu deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një konferencë për mediat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.
Rusia u përpoq që të imponojë fuqinë e saj ushtarake dhe ekonomike.
Deklarata e Blinken, vjen pasi takoi në Kiev, bashkë me sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, Presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky dhe eksponentë të tjerë të qeverisë ukrainase.
Nuk e dimë se si do të vazhdojë kjo luftë, por e dimë se do të ketë një Ukrainë sovrane dhe të pavarur, shumë më gjatë se periudha në të cilën Vladimir Putin do të jetë në skenë.



