Kryeministri Edi Rama zhvilloi të shtunën një takim me kryebashkiakët, ku të pranishëm ishin dhe të djathtët.
Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se ftesën e kryeministrit e priti si një ftesë bashkëpunimi ku institucioni i bashkisë duhet të ishte prezent për të paraqitur problemet e zonës që janë lënë në harresë prej vitesh.
Në këndvështrimin e një kryetari ne duhet të vlerësojmë nevojat specifike që paraqiten nga qytetarët, dhe kërkesat që ata kanë janë përtej mundësive të kryebashkiakëve dhe duhet të përcillen te qeveria dhe organet kompetente. Duhet të jenë udhërrëfyesit tek organet kompetente. Ftesën e kam pritur, se ishte ftesë bashkëpunimi ku institucioni i bashkisë duhet të jetë prezent për të paraqitur këto shqetësime, dhe shqetësime që vijnë prej vitesh në lidhje me shumë sfera dhe fusha që janë lënë në harresë. E kemi gjykuar se është e nevojshme të ngremë këto shqetësime përballë kryeministrit. Nuk do të mungoja dhe nuk do të mungoj në asnjë tryezë kur bëhet fjalë për të përcjellë këto shqetësime.
Secili kryeministër, apo politikan ndjek strategjinë e tij. Ne si kryetarë mendoj se nuk duhet të mungonin, dhe nuk duhet të mungojmë në asnjë tryezë kur bëhet fjalë për t’i dhënë zgjidhje disa problematikave që janë jetike.
Në të ardhmen gjykohen sa seriozisht janë marrë ato probleme që ne kemi ngritur dhe pastaj vlerësohet nëse duhet të marrim pjesë. Sa kohë jemi të zgjedhur për të gjetur zgjidhje për problemet duhet të jemi kudo. Nëse nuk marrin zgjidhje, atëherë do dilet me një qëndrim tjetër që duhet të marrë zgjidhje me kohën.
Më tej, Mylyshi tha se duhet të marrë fund punësimi i patronazhistëve në administratë dhe se përzgjedhja e punonjësve duhet të bëhet në bazë të profesionalizmit të gjithsecilit.
E kam parë si luftë politike, nuk i kam shpenzuar energjitë në lidhje me këtë gjë se më duhet të punoj për projekte të tjera. Është shqetësuese kur bëhet fjalë që këto lloje presionesh u drejtohen bashkive të djathta. Mendoj se është që mënyra më e gabuar. Ajo çfarë ka ndodhur në institucionet shtetërore është punësimi i patronazhistëve dhe individëve që i kanë shërbyer partisë.
Ka numra e shifra sa të duash. Ne duhet të japim qasjen tonë si duhet të zhvillohet një zonë. Në momentin që përfshihen individë, ekstremistë politikë dhe përfitojnë e s’bëjnë asgjë përveçse se konsumojnë ato para të bashkisë ata nuk shpërbejnë në asnjë formë. Nuk ka lidhje nëse janë të majtë apo të djathtë. Në këtë qasje e kam thënë, ata punonjës që bashkia ka duhet të jenë të angazhuar në ato profile që i janë dhënë dhe të angazhohen të punojnë. Nëse vazhdon e njëjta qasje, që janë mbështetur politikisht dhe janë paguar me taksat e qytetarëve kjo duhet të marrë fund dhe ka për të marrë fund. Zona të caktuar si Mirdita që janë të vogla dhe njihemi e dimë se çfarë force i përkasim, por nuk është kjo ideja.
Po ashtu Mëlyshi theksoi se në takimin me Ramën ai ka ngritur disa çështje të prekshme për qytetarët, si ajo e pronave, infrastrukturës rrugore dhe ujit të pijshëm.
Sipas Mëlyshit, administrata e bashkisë Mirditë vuan për persona të kualifikuar dhe profesionistë.
Ne kemi shkuar me disa ide konkrete për qeverinë. Kemi përcjellë prej muajsh në secilin sektor të ministrive dhe presim konkretisht nëse këto projekte do të financohen apo vlerësohen objektivisht. Janë disa problematika dhe pushteti lokal është lënë mënjanë.
Marrim konkretisht problemin e një administrate. Ndeshemi me vështirësinë e burimeve njerëzore, që të jenë të aftë të marrin përsipër punët. Kjo vjen dhe si pasojë e pagave të ulëta në administratë dhe si pasojë e qasjeve politike që kanë qenë. Nëse kërkon një jurist të mirë, ata që janë të aftë nuk përfshihen në strukturat e qeverisjes lokale. Ky është problem nëse do të ecësh përpara.
Problem mbetet dhe buxheti. Pushteti lokal është i varur nga qeverisja qendrore. Pushteti lokal, si bashkia Mirditë dhe një pjesë e madhe e bashkive del që janë të varura nga granti që marrin nga qeveria. Pushteti lokal ose nuk ka punuar mjaftueshëm në angazhimin për të mbledhur taksat ose ka një thellim të varfërisë. Bashkia Mirditë është në raportin 58% me 15% sa i përket grantit që merr nga qeveria.



