Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, thotë se kujdesi në spitalet ku po trajtohen të sëmurë me Covid-19 lë për të dëshiruar.
Në studion e TvT, Dasho tha se në strukturat e reja që janë ngritur për përballimin e situatës mungon infrastruktura.
“Kemi pasur situata paradoksale, që tregojnë se kujdesi lë për të dëshiruar. Kujdesi nuk është vetëm burime njerëzore. Duhet infrastrukturë bashkëkohore. Rama para pak ditësh na prezantoi një spital që u prezantua si Covid, por infrastruktura ishte larg. Dje në një video tjetër tregoheshin shtretër në një dhomë të zhveshur nga pajisjet. Flasim për burimin e dytë të rëndësishëm që janë pajisjet mjekësore dhe pastaj vijmë te medikamentet, kur dimë se pacientët e blejnë Remdesivirin dhe e kanë futur në spital”, tha ai.



