
Gjatë operacioni anti-droge të policisë turke, janë konfiskuar 1.1 ton metilamine, të përdorur në prodhimin e drogave sintetike. Sasia thuhet se është e mjaftueshme për të bërë 5 milionë pilula të drogës, si ekstazi dhe LSD.
Zbulimi erdhi pasi policia e Stambollit mori një informacion se në një vilë në fshatin Riva në lagjen "Beykoz" po përdorej për të prodhuar pilula ekstasy dhe ky sekuestrim është i pari i këtij lloj që ndodh në Stamboll. Pas një mbikëqyrje audio dhe fizike të vilës, policia ka përcaktuar se të dyshuarit po sillnin substanca të drogës nga Kina përpara se të prodhonin pilulat atje.
Më 4 maj, policia bastisi vilën dhe arrestoi dy të dyshuar, njëri prej të cilëve disa herë kampion i " bodybuilding", në vitet 2000.
Policia ka konfiskuar gjithashtu 1.1 ton metilamine dhe 350.000 tableta ekstazi (65 kilogramë), vlera e përgjithshme e tregut e të cilave është 100 milionë Lira turke (23.4 milion dollarë). Metilamina thuhet se përdoret për të maksimizuar efektin e tabletave të drogës, shkruan gazetare turk "Hyrriet".
Ndërsa në një operacion tjetër antidrogë, policia bastisi një shtëpi ferme në lagjen "Çatalca" pasi mori informacioe se ndërtesa përdorej për prodhimin e metamfetaminës, e cila i takon një klase të drogës e njohur si stimulantë.
Në bastisjen e dytë, policia ndaloi shtatë persona, tre turq, një iranian, një uzbek, një shtetas britanik dhe një shqiptar.



