Rusia tërheq aplikimin për anëtarësim në Organizatën Evropiane për Kërkimin Bërthamor (CERN)

Rusia tërheq aplikimin për anëtarësim në Organizatën Evropiane për Kërkimin Bërthamor (CERN)

SHBA, Japonia, India dhe Rusia kanë statusin e vëzhguesit në organizatë. Në vitin 2010, CERN filloi t'u ofrojë vendeve jo-evropiane të drejtën për të mbajtur statusin e anëtarit të asociuar dhe që atëherë është dhënë për Indin, Pakistanin, Turqinë dhe Ukrainën.

"Por Rusia njoftoi në fund të vitit 2017 se nuk kishte ndërmend të bëhej anëtar i asociuar", tha zëdhënësi i Organizatës Evropiane për Kërkimin Bërthamor (CERN) Arnaud Marsollier.

Marsollier tha se bashkëpunimi midis Rusisë dhe CERN-it është "më i fortë si kurrë më parë" dhe se ndryshimi i opinionit në Moskë "nuk ndikon aspak në bashkëpunimin e tanishëm" midis të dy palëve.

Ai gjithashtu theksoi se diskutimet në nivele të ndryshëm janë në vazhdim dhe se tërheqja e Rusisë nuk nënkupton që vendi nuk do të ndryshojë mendjen e tij në të ardhmen për t'u bashkuar me qendrën kërkimore si një anëtar i asociuar.

"Këto janë procese që kërkojnë një kohë të gjatë, një përpjekje të madhe diplomatike dhe bashkëpunim shkencor", tha zëdhënësi.

CERN aktualisht po bashkëpunon me 937 shkencëtarë rusë që punojnë në eksperimente të ndryshme dhe gjithsej 13,000 ekspertë që përkohësisht marrin pjesë në projektet e qendrës.

"Rosatom ka furnizuar pajisje për CERN dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nëse kërkohet," tha Departamenti i Komunikimit të Rosatom duke komentuar mbi raportet mes palëve.

Në vitin 2012, Rusia regjistroi një kërkesë për t'u bërë anëtare e CERN-it. Ky status e detyron një vend që të bëjë pagesa të rregullta dhe vendi ka të drejtën e votës në Organizatën Evropiane për Këshillin e Kërkimeve Bërthamore, përveç kësaj, qytetarët e vendit mund të bashkohen me stafin e organizatës.

CERN ka 22 shtete anëtare që përbëjnë trupin kryesor të saj vendimmarrës dhe të fundit për t'u bashkuar me organizatën ishin Izraeli dhe Rumania, por bashkëpunon me institucionet shkencore në qindra vende.

Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore, me seli në Gjenevë u themelua në vitin 1953 dhe përfshin vendet evropiane. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy