Çela mbledh prokurorët e Tiranës: Hetime gjithëpërfshirëse për tërmetin e 26 nëntorit

Çela mbledh prokurorët e Tiranës: Hetime gjithëpërfshirëse për tërmetin e 26 nëntorit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka zhvilluar sot një një takim me prokurorët dhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës.

Në takimin me krerët e akuzës së kryeqytetit u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë takimit Çela ka shprehur mbështetjen e tij për prokurorët që po merren me procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve.

Kreu i organit të akuzës u ka kërkuar prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy