Vodhi xhirot e 9 bizneseve, në pranga dy persona i riu nga Lezha

Vodhi xhirot e 9 bizneseve, në pranga dy persona i riu nga Lezha

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurma”, pas një sërë veprimesh intensive hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të kryera në qytetin e Lezhës.

 

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje, ndërsa janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura.

 

Në kuadër të operacionit u arrestua E. U., 26 vjeç, banues në Lezhë, me precedent të theksuar penal për veprën e vjedhjes. Sipas policisë, 26-vjeçari dyshohet se gjatë muajit korrik ka vjedhur xhirot ditore në 9 subjekte të ndryshme tregtare në qytetin e Lezhës.

 

Gjithashtu u arrestua edhe A. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se dy ditë më parë ka vjedhur nga një automjet i parkuar një iPad dhe një çantë me sende personale të drejtueses së mjetit.

 

Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë i gjetën 39-vjeçarit iPad-in e vjedhur, të cilin ai sapo e kishte marrë pas riparimit në një dyqan në Shkodër. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua edhe çanta e vjedhur.

 

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dy të arrestuarve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të lidhen me ta.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy